Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

Edgar Çani i rikthehet sërish spitalit, "zbarkon" në Tiranë dhe flet me Olsi Ramën për të ardhmen e tij

Shkruar nga NEWSPORT
Edgar Çani i rikthehet sërish spitalit, "zbarkon" në

Edgar Çani është kthyer në një telenovelë te Partizani. Afrimi i bujshëm i të kuqve ka rezultuar një dështim deri tani, pasi ishi i Kombëtares ka luajtur shumë pak minuta dhe aktualisht paguhet plot 20 mijë euro në muaj për të qëndruar në stol.

Ditët e fundit, Çani ka udhëtuar drejt Italisë në klinikën ku ka zhvilluar në muajin maj të këtij viti operacionin në gju. Sulmuesi ka zhvilluar një vizitë të re dhe i është thënë se opeacioni është zhvilluar në mënyrë korrekte, por gjuri ka nevojë për një pastrim.

Menjëherë Çani është rikthyer në Tiranë  dhe është takuar me drejtuesit e klubit të Partizanit dhe me drejtorin Olsi Rama për të diskutuar për të ardhmen e tij, e cila ende nuk dihet se cila do të jetë.

Nëse sulmuesi i nënshtrohet pastrimit të gjurit, do të ketë nevojë për më shumë kohë, e cila nuk dihet nëse do t'i jepet nga klubi.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga