Eneo Bitri është larguar që prej janarit nga Partizani por zemra e tij rreh sërish për ngjyrën e kuqe dhe shpeshherë është parë pranë skuadrës qoftë në stadium, qoftë edhe me intervista apo postime në rrjete sociale.
Të hënën në orën 16:00, Partizani do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Përballë Teutës, do të jetë ndeshja e fundit dhe fitorja nuk është thjeshtë detyrim por çështje jetë a vdekje për titullin kampion.
Mbrojtësi ka postuar një foto në rrjete sociale ku konfirmon prezencën e tij në stadium ku do të marrë edhe medaljen pasi ka luajtur për gjysmën e parë të sezonit por gjithashtu nuk harron pa thumbuar edhe rivalët bardheblu. Në sfondin e postimit ai ka vendosur një këngë që ndër rreshta lexohet: Ec te shpia tani merre valixhen.
“Nesër për të 17-tin trofe. Shihemi në stadium të djegim vendin.”-shkruhet në postimin e Bitrit.