Është folur gjatë ditës së sotme për një transferim të mundshëm të portierit të Tiranës, Visar Bekaj drejt skuadrës së Hatayspor. Deri më tani ishin vetëm fjalë dhe nuk kishim asgjë konkrete, por ka qenë faqja prestigjoze e transferimeve që e ka zyrtarizuar këtë transferim. Transfermarkt ka bërë me dije se Hataysporka bërë transferimin e parë për sezonin e ri.
Sipas asaj që shkruan faqja e transfertave klubi turk ka arritur një marrëveshje parimore me portierin e Kombëtares së Kosovës. Kujtojmë që kontrata e Bekaj skadon në fund të sezonint me bardheblutë. Kjo bën të mundur transferimin e lojtarit me parametra zero duke sjell një dëm në arkat e klubit.
[caption id="attachment_693936" align="alignnone" width="675"] Visar Bekaj[/caption]