Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E zyrtarizon edhe Ballkani: Një kampion u bashkohet kampionëve (VIDEO)

Shkruar nga NEWSPORT
E zyrtarizon edhe Ballkani: Një kampion u bashkohet kampionëve (VIDEO)
Tashmë gjithçka është zyrtare. Marsel Ismajlgeci është lojtari më i ri i Ballkanit. Ish-mbrojtësi i Tiranës që së fundmi aktivizohej me Zrinjski Mostar, ka kaluar në formë huazimi te kampionët e Kosovës. Transferimin e ish-kapitenit të Tiranës e ka zyrtarizuar edhe vetë skuadra e Ballkanit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Ekipi thekson se një kampion u është bashkuar kampionëve, ndërsa i urojnë suksese në aventurën e re. Ismajlgeci do të jetë kështu një vlerë e shtuar për Ilir Dajën në sezonin e ri. “Të dashur tifozë, Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se skuadrës tonë kampione i është bashkuar edhe një kampion. Anësori u majtë, Marsel Ismajlgeci, tani është futbollist i Ballkanit. 23 vjeçari ka luajtur për Tiranën, skuadër me të cilën u shpall kampion i Superiorës në Shqipëri, kurse së fundmi kishte një aventurë edhe në Bosnje, me kampionët e Zrinjskit të Mostarit. Mirë se vjen Marsel, klubi të dëshiron suksese në arritjen e objektivave tona të përbashkëta”, ka shkruar klubi.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by FC Ballkani (@fcballkaniofficial)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga