Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E vërteta mbi largimet, Kukësi në sulm: Mos gënjeni për këtë lojtar (REAGIMI)

Shkruar nga NEWSPORT
E vërteta mbi largimet, Kukësi në sulm: Mos gënjeni për

Klubi i Kukësit ka reaguar nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. Në postimin e verilindorëve bëhet e qartë largimi i dy futboollistëve, Ante Zirkovic dhe Aganldo Moraes, të cilët tashmë zyhrtarisht nuk janë më pjesë e skuadrës, teka kanë ndërprerë marrëveshjen me klubin.

Sa i takon Jorgo Meksit, klubi thekson se lojtari ka kontratë 2 vjecare me lojtarin dhe ai do të jetë pjesë e skuadrës dhe nuk ka asgjë të vërtetë për largimin e tij.

“FK Kukësi njofton se mesfushori Agnaldo Moraes dhe sulmuesi Ante Zivkovic nuk janë më pjesë e klubit tonë. Futbollistët në fjalë dhe klubi kanë arritur marrëveshjen për ndërprerjen e bashkëpunimit.

Klubi i Kukësit hedh poshtë lajmet e publikuara ditën e sotme nga media e shkruar në lidhje me largimin e mbrojtësit Jorgo Meksi. Meksi ka kontratë për 2 sezone me klubin tonë dhe lajmi për largimin e tij nuk është i vërtetë.

Klubi i Kukësit kërkon nga mediat të kenë më shumë kujdes dhe të tregohen profesionistë në publikimin e lajmeve. Zyra e shtypit është e hapur për çdo konfirmim që mund të keni nevojë, prandaj ju kërkojmë të mos publikoni informacione të rreme. Duke shpresuar në mirëkuptimin tuaj, presim një bashkëpunim më të mirë në vijim”, thuhet në postimin e Kukësit.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga