Provokimet nuk kanë të sosur mes Serbisë ndaj Kosovës. Një baner i madh është shpalosur gjatë ndeshjes mes Olimpiacos dhe Partizan Beograd. Ndeshja e vlefshme për basketbollin në Euro League, u mbyll me shifrat 87-58.
Interesi mbi rezultatin nuk ishte aq i rëndësishëm se sa përgatitja për të shpalosur një baner aq të madh në sytë e gjithë Europës. Akoma më interesante është fakti se si është shmangur kontrolli nga organizatorët, pasi banerat me gjuhë urrejtje apo përçarje janë të ndaluar rreptësisht.
Baneri është mbajtur i hapur përgjatë gjithë takimit pa u lëvizur nga asnjë person. Një ngjarje e përsëritur, pasi kohë më parë ishin tifozët e Crvena Zvezdas të cilët bënin një provokim të tillë. Mbrëmjen e sotme ekipi i Zvezdas u ndesh në Turqi me Fenerbahce dhe u mund me shifrat 93-79, por nuk u shënua asnjë incident.
FOTO:
[caption id="attachment_666812" align="alignnone" width="545"] Baneri[/caption]
Por të njëjtët tifozë shpalosën një tjetër baner provokues ndaj Kosovës, në ndeshjen e Conference League ndaj Nice në Francë.