
Një lajm i hidhur vjen në hyrje të vitit të ri 2023 për futbollin shkodran. Mëngjesin e sotëm është bërë e ditur se Edmond Spathari, "Mondi", tifozi i zjarrtë i Vllaznisë ka humbur jetën në moshën 55 vjecare nga një sëmundje të cilën nuk e mposhti dot.
Mondi i ka kushtuar gjithë jetën e tij klubit shkodran, të cilin nuk e ka lënë asnjëherë vetëm në stadiume, qoftë në momentet më të errëta, qoftë në ato të lavdishme. Ka shpenzuar shumë për këtë klub duke shpalosur flamuj të shumtë të cilat i ka bërë me dorën dhe mundin e tij por për të as nuk llogariten pasi dashuria për Vllazninë është mbi të gjitha.
Tifozë të tillë janë aset për klubet dhe futbollin shqiptar. Redaksia e Newsport.al shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij dhe qytetit të Shkodrës.