Dita e sotme është e gjitha e rezervuar për sfidat e Kategorisë së Parë. 7 duele mjaft interesante do të luhen në orën 13:00, teksa në distancë bëhen llogaritë për kreun e renditjes.
Skënderbeu që udhëheq kampionatin do të sfidojë Burrelin në transfertë, teksa nuk iu lejohen hapat fals. Po gjithashtu edhe Flamurtari që bashkëkryeson me korçarët vihet përballë Lushnjes në Vlorë.
Ndërkohë Dinamo e vendit të tretë ka udhëtuar në Lezhë për të bërë llogaritë e javës së 18-të ndaj Besëlidhjes. Korabi dhe Besa nga ana tjetër do të kenë një duel “kokë më kokë” për vendin e 4-të në klasifikim.
Tomori pret në shtëpi Orikun, me beratasit qëë synojnë ngjitjen në klasifikim në zonën “Play-Off”. Luzi pret Turbinën, kurse Tërbuni udhëton në Fier për të sfiduar Apoloninë.
Sfidat e ditës së sotme:
[caption id="attachment_682946" align="alignnone" width="300"] Ndeshjet e sotme ne Kategorine e Pare[/caption]