Një ngjarje e rënë ka ndodhur në Gjermani ku një boksier shqiptar është gjetur i pajetë në shinat e një hekurudhe treni.
Sipas mediave vendase mësohet se shqiptar i identifikuar si Liridon.B, ishte një kampion boksi për të rinjtë. Trupi i pajetë i 23-vjeçarit është gjetur nga punonjësit.
“BILD” shkruan se në natën e ndërrimit të viteve, rreth orës 06:00 në Hafnerplatz, Liridoni ka pasur një debat të dhunshëm me shokun e tij Andreas M të cilin e goditi me thikë në pjesën e sipërme të trupit, duke e plagosur rëndë.
Ai shkoi në klinikë për tu mjekuar, dhe rreth dy orë pas kësaj përleshje, boksieri shqiptar u gjet i vdekur në hekurudhë.
23-vjeçari kishte në trup plagë nga një mjet i mreptë, ndërkohë ende nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të riun shqiptar dhe se kush ështq autori i kësaj ngjarje.
Policia e përjashton mundësinë që Andreas M. e ka sulmuar me thikë, megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ai ta ketë goditur veten nën ndikimin e drogës.