
Qëndërmbrojtësi i Partizanit Sembene Saliou i është nënshtruar sot një ndërhyrjeje kirurgjikale. Senegalezi u dëmtua në krah në ndeshjen e Partizanit U-21 ndaj Vllaznisë U-21 duke pësuar rëndë një frakturë në krah.
Operacioni sot shkoi me sukses dhe mbrojtësi do t’i nënshtrohet fazës rikuperuese. Saliou është grumbulluar disa ndeshje këtë sezon me ekipin e parë pa mundur të luajë në fushë. Ai shihet me perspektivë dhe sezonin e ardhshëm mund të ketë një vend në formacionin e të kuqve. Saliou ka qenë i preferuari i Ilir Dajës, kur ky i fundit drejtonte Partizanin.
Poll