
E papritur ajo që ka ndodh me ekipin U-21 të Dinamos. Drejtuesit kanë marrë vendimin për të shkrijë skuadrën e kësaj grupmoshe.
Edhe pse ekipi renditej në vendi e dytë në klasifikim dhe po bënte paraqitje pozitive, përsëri është “shkrirë”. Sipas shqypit të shkruar raportohet se ky ekip do të marrë pjesë në kampionat, por me lojtarë që nuk do të gjejnë minuta me ekipin e parë dhe lojtarë të tjerë nga U-17 dhe U-19.
Lojtarët që ishin pjesë e U-21 të Dinamos të drejtuar nga Bledi Kadiu do të vazhdojnë karrierën në skuadra të tjera. Nga drejtuesit nuk është bërë ende e ditur arseyja që çoi në këtë vendim të papritur në mes të sezonit.
Poll