Flamurtari dhe Besa nuk shkuan më shumë se barazimi 1-1 mes tyre në ndeshjen e javës së 18-të të Kategorisë së Parë. Një barazim që duket se ka rezultatua “fatal’ për stafin e vlonjatëve.
Sinan Idrizi nuk e ka “kapërdijë” lehtë diçka të tillë dhe ka vepruar me dorë të “hekurt” ndaj Dritan Resulit dhe ndihmësve të tij. Sipas “Kategoria e Parë” bëhet me dije se presidenti i vlonjatëve ka shkarkaur nga detyra bashkë me Resulin edhe Lejdi Liçaj dhe Ditmar Bicajn.
Stërvitjen e ditës së sotme të skuadrës e drejtoi Alfred Ferko, si dhe ish-sulmuesi Andi Ribaj. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i shkarkimit të stafit dhe emërtimi i një timonieri të ri për pjesën e mbetur të sezonit.
[caption id="attachment_721558" align="alignnone" width="919"] Foto e marre nga Instagrami i "Kategoria e Pare"[/caption]