
Një rast i paprecedentë në futboll sapo ka ndodhur. Ndeshja Anderlecht – Genk, që u luajt më 23 dhjetor 2023 do të riluhet. Shkak për këtë është bërë gabimi i VAR gjatë ndeshjes, teksa u ekzekutua një penallti. Genk e ndoqi në rrugë ligjore këtë çështje duke fituar të drejtën e tij, pasi nuk ia kishte dalë te Federata belge.
Ndeshja e luajtur në elitën e futbollit të Belgjikës mes 2 skuadrave të njohura, përfundoi me fitoren e Anerlecht 2 me 1. Ata shënuan golin e fitores në minutën e 91’, por tashmë pa vlerë.
Por çfarë ndodhi:
Luhej minuta e 23’ e ndeshjes, kur sulmuesi i Genk Yira Sor shndërroi në gol penalltinë e goditur nga shoku i skuadrës. 11-metërshi u prit fillimisht nga portieri i Anderlecht. Me rishikimin e VAR u vendos faull në favor të Anderlecht, për shkak se autori i golit të anuluar ndodhej brenda zonës. Përsëritja nuk tregonte vetëm Sor brenda zonës së lejuar, por po ashtu dhe 2 lojtarë të Andercht. Në një rast të tillë, penalltia duhet të goditej sërish. Por vendimi që u mor ishte faull në favor të Anderlecht.
Goli i anuluar nga VAR: (VIDEO)