
Shqipëria e minifutbollit ka shkruar historinë duke mundur me rezultatin 2-1 përfaqësuesen e Spanjës. Kuqezinjtë arritën të fitojnë në ndeshjen e fundit të grupit C. Ekipi ynë nuk kishte arritur asnjëherë të kalonte grupet dhe sot për herë të parë e bënë ndaj iberikëve.
Shqipëria e nisi mirë takimin teksa e zhbllokoi rezultatin në minutën e 2-të me Gledis Nuzën. 6 minuta më vonë ishte Endri Kaca që dyfishoi shifrat. Spanjollët arritën të ngushtonin rezultatin në minutën e 35-të. Por, ky gol nuk mjaftoi që Spanja të vijonte të ishte pjesë e EuroCup.
Tashmë kuqezinjtë do të presin fituesin e çiftit Gjeorgji – Qipro, sfidë që është caktuar të zhvillohet të shtunën.
Poll