Dritan Mehmeti bëri të mundur rikthimin e Dinamos në Superiore. Një sukses për “Blutë” por nuk mjaftoi që ish-trajneri i Partizanit të qëndrojë në stolin e tyre.
Klubi iu nënshtrua një revolucioni dhe kjo preku edhe Mehmetin, i cili u largua nga drejtusit për t’i lënë vendin Luigi Di Baigios. Tashmë revoluzcioni i Dinamo Cityt prek edhe ekipet e moshave dhe drejtuesit kanë menduar të rikthejnë sërish në klub Mehmetin.
43-vjeçarit pritet t’i besohet Dinamo U-19, i cili do të drejtojë këtë grupmoshë me synimin për të dalë kampionë në kampionëtin e U-19. Siç duket palët kanërënë dakort për kushtet e kontratës dhe anën financiare dhe tashmë pritet që Dritan Mehmeti të rikthehet sërish te “Nëndetësja” për të nisur një aventurë të re.