Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E KRYER/ Vllaznia nuk humbet kohë, trajneri i suksesshëm shqiptar zëvendëson Memellin

Shkruar nga NEWSPORT

Pas njoftoi shkarkimin e trajnerit Migen Memelli, duket se klubi shkodran nuk ka humbur kohë dhe e ka gjetur menjëherë zëvendësuesin e tij. Bëhet fjalë për trajnerin e suksesshëm shqiptar, Qatip Osmani.

Osmani është shumë i njohur në Maqedoninë e Veriut, pasi më parë ka pasur sukses me ekipet shqiptare si Shkëndija e Tetovës, Renova, Shkupi dhe Drita e Bogovinës. Me ‘kuqeblutë’ tekniku do të firmosë një kontratë 1-vjeçare.

Lajmin që Osmani do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë e ka dhënë vetë ai në një intervistë për Klan Maqedonia. “Përfundimisht  kemi rënë dakord me drejtuesit e klubit të futbollit Vllaznia të Shkodrës që të jem trajner përgjegjës. Punën me ekipin e Vllaznisë do të nis që nga  dita e hënë. Me drejtuesit e klubit kemi firmosur kontratë një vjeçare”, është shprehur trajneri 54-vjeçar.

[caption id="attachment_710847" align="alignnone" width="589"]Trajneri i ri i Vllaznisë, Qatip Osmani Trajneri i ri i Vllaznisë, Qatip Osmani[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga