
Mungon vetëm firma dhe disa detaje të vogla, për ta quajtur Redon Dragoshin një lojtar të Kukësit. Lajmi konfirmohet për newsport.al nga vetë lojtari, ndërsa verilindorët janë duke përforcuar skuadrën me element të rinj të talentuar.
20 vjeçari që aktivizohet në pozicionin e djathtë të mbrojtjes është një prodhim I akademisë së Tiranës, ndërsa sezonin e fundit ishte protagonist te Luftëtari. 23 paraqitjet pozitive të tij gjatë këtij sezoni kanë bindur stafin teknik dhe drejtuesit që të shohin te djaloshi të ardhmen e ekipit kuksian. Pasi zyrtarizuan trajnerin Gega dhe portierin Tafas, Dragoshi pritet të zyrtarizohet në vijim.
"Po, është e vërtetë që kam një akord me Kukësin. Vetëm detaje të vogla na ndajnë dhe prezantimi", thotë Dragoshi ekskluzivisht për newsport.al. /Stavro Anesti Dhimitri/