Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E KRYER/ Partizani godet në limitet e merkatos, firmos me ish-mbrojtësin e gjigantit kroat

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Partizani godet në limitet e merkatos, firmos me

Bozo Mikulic është mbrojtësi më i ri i Partizanit. 27-vjeçari vjen si lojtar i lirë në kryeqytet, pasi mbylli aventurën me Audan në Lituani. Transferim ky që vjen pikërisht në orët e fundit të merkatos.

Shtatlarti ka luajtur me gjigantin kroat të Hajduk Split, ndërsa më pas ka veshur dhe fanellat e Slaven Belupos dhe Messinës në Itali. Mikulic njihet për fizikun e tij.

Mbrojtësi i lindur në Split të Kroacisë ka luajtur disa ndeshje dhe me përfaqësuesen U-19 të vendit. Kujtojmë se te Partizani vjen si afrim i rëndësishëm për qendrën e mbrojtjes, që ka pasur probleme pas dëmtimit të Bytyçit. Po ashtu dhe largimi i Kocijan në dhjetor, detyroi klubin të lëvizte këtë merkato.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga