Arbnor Muja do të jetë lojtari më i ri që do të veshë fanelën e kombëtares shqiptare. Sulmuesi nga mitrovica aktualisht sipas “Tgelegrafit” ndodhet në Tiranë ku do të pajiset me pasaportë shqiptare.
24-vjeçari ka vendosur të përfaqësojë Shqipërinë në garat europiane. Kosova e grumbulloi për ndeshjet e muajit mars, por në atë kohë ish-trajneri Alan Giresse nuk i dhuroi minuta. Kjo bëri që lojtari të “braktisë” “Dardanët” për kuqezinjtë.
Lojtari që luan me Royal Antëerp do të grumbullohet nga Sylvinho për dy sfidat e muajit shtator ndaj Republikës Çeke dhe Polonisë. Muja do të jetë kështu risija e radhës e brazilianit, i cili ka insistuar për afrimin e tij.
[caption id="attachment_703337" align="alignnone" width="513"] Postimi i Arbnor Mujes/ © Credits instagram.com/arbnorrmuja/[/caption]