
Erbim Fagu do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Kjo është çfarë raportohet së fundmi, ndërsa pritet zyrtarizimi nga ana e klubit bardheblu.
Kujtojmë se në një intervistë ekskluzive për Newsport.al, Erbim Fagu kishte shprehur rreth 2 muaj më parë gadishmërinë për të qenë në krye të bardhebluve. Largimi i Ahmatajt ndërkohë vjen pas humbjes 2 me 1 ndaj Partizanit në Derbi.
Për Erbim Fagun do të jetë hera e parë në krye të 26 herë kampionëve të Shqipërisë. 36-vjeçari ka gjak “bardheblu”, pasi te Tirana ka nisur karrierën e tij si futbollist.
Erbim Fagu ka mbajtur dhe rolin e zëvendëstrajnerit te Tirana, gjatë kohës që Orges Shehi ishte trajner i parë. Po ashtu ka eksperiencë dhe me moshat e bardhebluve, ku ka trajnuar ekipin U-21 të kryeqytetasve.
Lexo edhe: E BUJSHME/ Tirana shkarkon Julian Ahmatajn