Flamurtari vazhdon me përforcimet në këtë merkato vere. Vlonjatët kanë si objektiv kryesorë për sezonin e ardhshëm rikthimin në Superiore dhe për ta arritur këtë zyrtarizuan në stol Emiliano ÇELËN.
Në këto kushte menjëhre pas trajnerity u bënë edhe disa afrime mjaft cilësore, ndërsa nuk u lanë pas as rinovimet. Por në Vlorë kanë vendosur të rikthejnë në shtëpi “djalin” e tyre. Fjoralb Deliaj do të rikthehet në vlorë pas 3 vitesh dhe tashmë pas eksperiencës te Oriku do të riveshë fanelën kuqezi për sezonin e ri.
Palët kanë arritur akordin mes tyre, teksa mungon vetëm zyrtarizimi i lojtarit. Eksperienca e 26-vjeçarit do të jetë vendimtare për Flamurtarin në arritjen e objektivit.
[caption id="attachment_698294" align="alignnone" width="960"] Fjorald Deliaj kur luante me Flamurtarin[/caption]