
Edhe pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kategorisë Superiore, teksa ekipet vazhdojnë fazën përgatitore por edhe merkaton.
Përsa i përket kësaj të fundit klubi i Erzenit vazhdon me afrimet nga Argjentina. Sipas “Futbolli në Shqipëri”, Rodrigo Migone është përforcimi më i fundit i ekipit nga Shijaku.
Sulmuesi 27-vjeçar ka mbërritur sot në Tiranë dhe pritet që firmën mbi kontratë ta hedhë shumë shpejt.
Më parë sulmuesi është aktivizuar me ekipi si, CA Rosario, Ros Central. Patronato, Boca Unidos dhe Deportivo Madryn, të gjitha ekipe argjentinase.
Poll