Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E KRYER/ Ernest Gjoka rikthehet në Superiore, zyrtarizimi çështje kohe

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Ernest Gjoka rikthehet në Superiore, zyrtarizimi

Ernest Gjoka pritet të rikthehet në kampionatin shqiptar pas 4 viteve teksa është shumë pranë firmës me skuadrën e Erzenit. Trajneri i njohur  pritet të zyrtarizohet nga klubi së shpejti.

Shijakasit kanë nisur më në fund punën për ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri dhe sipas gjasave, gjithçka do të nis nga emërimi i trajnerit. Gjoka ka qenë në kontakte me klubin prej kohësh dhe tani mësohet se palët kanë gjetur gjuhën e përbashkët për bashkëpunim këtë edicon. Objektivi mbetet sërish mbijetesa.

Gjoka është një emër i njohur në futbollin shqiptar teksa ka drejtuar më parë skuadra si Apolonia, Kamza, Tomori, Flamurtari, Kukësi e Vllaznia ndërsa ka provuar edhe Shkëndijën e Tetovës si edhe Ohod në Arabinë Saudite. Në CV-n e tij numëron edhe 2 tituj kampion, me Kukësin dhe Shkëndijën.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga