Skerdi Bejzade do të jetë trajneri i ri i Erzenit dhe do të prezantohet ditën e nesërme nga ana e klubit, raporton shtypi i shkruar.
[caption id="attachment_704718" align="alignnone" width="410"] Skerdi Bejzade[/caption]
Trajneri aktual Alfred Deliallisi do të rikthehet të mbajë pozicionin e zv-trajnerit i cili e njeh mjaft mirë skuadrën. Bejzade rikthehet kështu në futbollin shqiptar teksa këtë sezoni u ul përkohësisht në stolin e Laçit, por u largua shpejtë.
Ai do të ketë një nisje të vështirë teksa do të debutojë përballë Tiranës në ‘Air Albania’, të dielën në orën 17:00. Objektivi është mbijetesa me shijakasit që renditen në vendin e 8-të në Play-Out me 22 pikë, 1 më shumë se Teuta e zonës së ftohtë.