Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E KRYER/ Çoi Kainën te Tirana, i njëjti menaxher transferon Jonuzin te bardheblutë

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Çoi Kainën te Tirana, i njëjti menaxher transferon

Fjoart Jonuzi pritet të zyrtarizohet në klubin e Tiranës. Burime të besueshme pranë bardhebluve bëjnë me dije për Newsport.al që është gjetur marrëveshja me lojtarin për sezonin e ri. Mësohet se është menaxheri Indri Caca ai që ka ndërmjetësuar këtë transferim duke përforcuar organikën e klubit të Tiranës.

Mesfushori pritet të prezantohet orët e ardhshme, ndërsa ende nuk ka një zyrtarizim nga kuqeblutë për divorcin me futbollistin. Indri Caca është i njëjti agjent që mundësoi transferimin e Kaina Nunes te bardheblutë.

Pas sulmuesit, Jonuzi është i treti që vjen nga Shkodra pas Kainës dhe Latifit. Kryeqytetasit do të luajnë në Kupat e Europës, konkretisht në Conference League me Dinamo Batumin. Në këtë periudhë, trajneri Orges Shehi duket se ka luksin të zgjedhë për formacionin titullar ku duhet theksuar se cilësia është shtuar ndjeshëm.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga