Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E KRYER/ Çështja “ALEKSI” merr fund, Tirana akord edhe me lojtarin e Kombëtares

Shkruar nga NEWSPORT
E KRYER/ Çështja “ALEKSI” merr fund, Tirana akord edhe

Tirana pritej të rikthehej në stërvitje ditën e djeshme për të nisur përgatitjet për kupat e Europës. Mirëpo, grumbullimi u anulua pasi shumë prej lojtarëve nuk do të vinin teksa pretendonin të likuidoheshin përara se të nisnin sezonin e ri.

Një ndër ta është edhe Albano Aleksi. Mesfushori është kthyer në çështje të nxehtë këto javë në Superiore. Kontrata në skadencë bënë që klube si Dinamo e Egnatia të vihen pas tij. Gjithsesi lideri i këtij sezoni i ka dhënë fjalën presidentit Halili se do të vazhdojë sërish nëse likuidohet viti i sapombyllur.

Ditën e sotme Tirana ka nisur zyrtarisht përgatitjet dhe Albano Aleksi është paraqitur në stërvitje. 30-vjeçari mund të ketë marrë dritën jeshile nga presidenti Halili dhe shumë shpejt mund të vijë edhe zyrtarizimi i kontratës së re.

Teksa jemi te zyrtarizimet, 26 herë kampionët e vendit janë shumë pranë mbylljes së marrëveshjes edhe me Albi Dokën. Mbrojtësi i Kombëtares dhe një ish-kampion me bardheblutë pritet të hedhë firmën në kontratë së shpejti për t’u bërë edhe njëherë pjesë e kryeqytetasve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga