Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E KRYER/ Besa vazhdon të surprizojë në merkato, akord me mbrojtësin e talentuar

Shkruar nga NEWSPORT

Besa vazhdon të jetë një nga ekipet më aktive në merkato duke vazhduar përforcimin e ekipit për të arritur objektivat e sezonit të ardhshëm. Këtë herë Besa merr lojtar nga Kosova.

Ekipi nga Kavaja kanë rënë dakord për transferimin e talentit Riad Kostanica i cili pritet të bashkohet me ekipin e ri së shpejti ku do të firmosë dhe kontratën.

Riad Kostanica është talenti i radhës nga Mitrovica i cili po tregon kualitet. Vetëm 19-vjeçar, me aftësitë e tij ka arritur të binte në sy të shumë ekipeve nga Kosova, por lojtari duket se dëshiron ta vazhdojë karrierën në Shqipëri.

Lojtari 19-vjeçar vjen nga ekipi i Trepça ’89 dhe roli i tij është mjaft i rëndësishëm në repartin e mbrojtjes. Ai mund të luajë në qendër dhe në krahun e majtë të mbrojtjes.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga