Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E konfirmon policia, Rapael Dwamena ndërroi jetë rrugës për në spital

Shkruar nga NEWSPORT
E konfirmon policia, Rapael Dwamena ndërroi jetë rrugës për

Futbolli shqiptarë mesditën e sotme u trondit nga ndarja nga jeta e sulmuesit të Egnatias, Raphael Dwamenas. Ganezi gjatëë ndeshjes që Egnatia po zhvillonte e Partianin ra pa ndjenja në fushën e lojës në minutën e 24-të.

Pavarësisht ndihmës së shpejtë që i dhanë mjekët, sulmuesi nuk ka mundur të mbijetojë dhe ka humbur jetën rrugës për në spitl. Diçka të tillë e konfirmon policia në një njoftim paraprak.

“Rrogozhinë/Informacion paraprak

Në stadiumin "Arena Egnatia", ku po zhvillohej ndeshja e futbollit të ligës "Abisnet Superiore", midis ekipeve Egnatia dhe Partizani, në minutën ‘23-‘24, futbollisti i ekipit Egnatia, shtetasi R. D., 28 vjeç, kapiten i këtij ekipi, është ndjerë keq dhe ka rënë në tokë, pa ndjenja.  

Menjëherë, janë futur në fushë, mjekët e ekipeve dhe autoambulanca, dhe futbollisti është transportuar në spitalin e Kavajës, por mjekët konfirmuan se 28-vjeçari kishte humbur jetën.

Është ngritur një grup i posaçëm hetimor dhe në drejtimin e Prokurorisë, po vijon puna për të sqaruar shkakun e humbjes së jetës së lojtarit, gjatë ndeshjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga