Kukësi konfirmon largimin e ish-sulmuesit të tyre Pero Pejiç. 39vjeçari sezonin e shkuar ishte në postin e drejtorit sportiv, ndërkohë që këtë sezon në rolin e ndihmës trajnerit. Klubi verilindor ka njoftuar këtë largim me anë të postimit në rrjetet sociale.
Pero Pejiç zhvilloi një karrierë të gjatë në Shqipëri si futbollist ku mes shumë trofeshë numëron 193 dhe 125 gola të shënuar në vendin tonë.
Njoftimi i Kukësit:
FK Kukësi njofton se Pero Pejić nuk është më pjesë e klubit tonë. Palët kanë ndërprerë bashkëpunimin, teksa falënderojmë Pejic për kontributin e dhënë.
Sezonin e shkuar, Pejić kishte rolin e Drejtorit Sportiv, ndërkohë që këtë sezon ishte ndihmës-trajner.
FALEMINDERIT PERO PEJIĆ!
Galeria fotografike ()
Poll