Skuadrat shqiptare po vazhdojnë përforcimet para sfidave në Europë. Partizani zyrtarizoi mbrëmjen e djeshme Shqiprim Taipin , me mesfushorin e Kukësit që është afrimi i fundit për të kuqtë në këtë sesion të merkatos.
Por Tirana nga ana tjetër vazhdon të studiojë lojtarë që mund t’i vendosë nënurdhrat e Orges Shehit. Në ambientin e bardhebluve vazhdon të flitet për Egzon Bejtullain. Ky i fundit është lojtar i lirë në treg dhe është në kërkim të një skuadre.
Ofertat drejt mbrojtësit nuk kanë munguar dhe kjo ka bërë që Bejtullai të shqyrtojë çdo mundësi. Bardheblutë duan të formojnë një treshe të frikshme në mbrojtje me Hoxhallarin dhe Najdovskin dhe po tentojnë sërish Bejtullain.
Bisedimet me 29-vjeçarin vazhdojnë dhe mbetet për të mësuar se çvfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme, por gjithashtu te Tirana duhet të zgjidhet çështja Obanor, me këtë të fundit që ka firmosur me kryeqytetasit, por tashmë nuk është më në planet e drejtuesve.
Gjithashtu për mbrojtësin që e mbylli sezonin me Shkëndijën e Tetovës pati interes edhe Partizani e Dinamo. Madje ofertën e “Bluve” e ka refuzuar dhe tashmë Tirana duket më afër shërbimeve të tij.