
Partizani do të presë Kukësin në “Arenën e Demave” dhe vetëm pas ditë pas duelit në Superiore do të bëjnë ems tyre llogaritë për çerekfinalen e kthimit në Kupën e Shqipërisë. Kjo përballje do të luhet ditën e nesërme në orën 17:00 dhe ku kryeqytetasit pas fitores 1-0 në sfidën e parë tentojnë një tjetër triumf për të kaluar në gjysmëfinale.
Në prag të kësaj përballje në konferencën për shtyp ka folur Orges Shehi. Trajneri i “demave” ka vlerësuar maksimalisht kundërshtarin, ndërsa thekson se Kupa është një kompeticion që kërkojnë deri në fund.
“Unë mendoj që është një përballje Kupe, na pret një 90-minutësh që kërkon vlerësim. Në futboll situatat janë të rëndësishme dhe kemi vlerësimin maksimal për të kaluar në gjysmëfinale. Duam që të jemi ne të kalojmë dhe të kërkojmë më të mirën.
Gjendja është e njëjtë me atë të para tre ditëve, nuk kemi ndonjë prurje. Rrapaj mungon për arsye kartonësh. Kupa është një kompeticion që duhet ti shkojmë deri në fund, e kemi vlerësuar maksimalisht, është një shtysë tjetër kjo statistikë.
Merr një vlerësim ndryshe kur ndeshjet janë afër, por e rëndësishme është të kalosh më tej. Ka kohë deri në maj, por duhet hedhur hap pas hapi, dhe këtë do kërkojmë. Në fund fare do të merren verdiktet. Në kampionat tonë ska skuadra të lehta, pas ndeshjes me Kukësin ishim në stërvitje me mendjen që të shkojmë më lart”, ka përfunduar timonieri i të kuqve.