Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KUPA E SHQIPERISE

FSHF “blindon” Shkodrën, caktohen arbitrat që do të gjykojnë në gjysmëfinalen Vllaznia-Dinamo (EMRAT)

Shkruar nga NEWSPORT
FSHF “blindon” Shkodrën, caktohen arbitrat që do të
Karton i kuq dhe karton i verdhe

Vllaznia dhe Dinamo do të përballen mbrëmjen e sotme në kuadër të gjysmëfinales së dytë të Kupës së Shqipërisë. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi”, do të nisë në orën 19:00.

Pas barazimit me shifrat 1-1 në ndeshjen e parë në “Air Albania”, sot në Shkodër do të vendoset finalisti i dytë. Ndërkohë që FSHF ka vendosur edhe për grupin e arbitrave që do të gjykojnë në këtë duel.

Kryesor i kësaj sfide do të jetë Enea Jorgji, ndërsa asistentët e tij do të jenë Denis Rexha dhe Emigers Ganxhi. Ndërkohë që në rolin e arbitrit të katërt, është emëruar Erjon Bylykbashi.

Nga dhoma e sistemit VAR në ndihmë të kryesorit Jorgji do të vijë Juxhin Xhaja. Ndërsa asistentja e këtij të fundit në teknologji, do të jetë arbitrja e mirënjohur, Emanuela Rusta.

Arbitër kryesor: Enea Jorgji
Asistenti 1: Denis Rexha
Asistenti 2: Emigers Ganxhi
Arbitër i 4: Erjon Bylykbashi
VAR: Juxhin Xhaja
aVAR: Emanuela Rusta

Poll

Lexo gjithashtu