
Lajme të reja vijnë nga Italia. Interi është i vendosur të blejë përfundimisht mesfushorin e kombëtares shqiptare.
Kristjan Asllani iu bashku zikaltërve gjatë merkatos së verës si huazim nga ekipi i Empolit, me “Nerazzurrët” që derdhën në arkat e toskanëve plot 4.5 milionë euro.
Dhe pikërisht në fillim të vitit 2023, Interi do të ushtrojë të drejtën e blerjes së kartonit të talentit Elbasanas.
Sipas “CalcioMercato” raportohet se ditët e shtunë është mbajtur edhe një takim mes aksionerëve të Interit për të diksutuar për të ardhmen e shqiptarit dhe është vendosur pikërisht blerja përfundimtare e tij.
Gjithashtu burimi në fjalë pa zbuluar edhe detajet që janë në kontratën mes dy klubeve. Gjithçka do të bëhet e mundur pas datës 2 shkurt dhe Interi do të paguajë te Empoli edhe 10 milionë euro plus 2 të tjhera në formë bonusesh.
20-vjeçari këtë edicion ka luajtur shumë pak me Interin, ku është paraqitur në 10 ndeshje, por që ka vetë 206 minuta në total të zhvilluara.
Gjithsesi ekziston mundësia që Inter ta huazojë Asllanin në janar në ndonjë klub për të pasur më shumë minuta.