Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E enjte shqiptarësh, 5 skuadra luajnë sot ndeshjet e jetës

Shkruar nga NEWSPORT
E enjte shqiptarësh, 5 skuadra luajnë sot ndeshjet e jetës


Sot, do të luhen ndeshjet e radhës të vlefshme për Europa League. Plot 5 skuadra shqiptare zbresin në fushë, teksa synimi është kualifikimi në raundin pasardhës. Kukësi duket se ka përballjen më të vështirë në letër pasi luan kundër Wolfsburgut gjerman në "Air Albania".

Në letër gjermanët janë absolutisht favoritë, megjithatë verdikti përfundimtar do të vendoset në fushën e blertë. Teuta është ekipi tjetër që ndeshet në stadiumin "Niko Dovana" kundër spanjollëve të Granadas. Edhe për Djemtë e Detit rezultati pozitiv është i vështirë, mirëpo në kampin durrsak janë të gjithë optimistë.

Laçi duket se ka një përballje më të lehtë në lehtë, pasi pret në Elbasan Arena Hapoel Beer Sheva. Veç 3 ekipeve të Superligës, po sot Drita e Kosovës përballet me Sileksin. Ndërsa Renova përplaset me Hajduk Splitin në orën 15:30.

NDESHJET| Europa League, turi i dytë kualifikues

Kukësi - Wolfsburg, ora 20:00 (Air Albania)
Teuta - Granada, ora 16:00 (Niko Dovana)
Laçi - Hapoel Beer Sheva, ora 19:00 (Elbasan Arena)
Renova - Hajduk Split, ora 15:30 (Arena Sport)
Sileks - Drita, ora 20:00 (Sileks stadium)

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga