
Elis Bakaj mund të lërë Kukësin në muajin prill dhe kjo gjë është zbuluar së fundmi, pasi është mësuar se për shërbimet e fantazistit janë ofruar plot 120 mijë dollarë për Kukësin që sulmuesi të lërë kampionët.
Bëhet fjalë për klubin nga Bjellorusia, FC Shakthor Soligorks që ka vënë në shënjestër prej kohësh një prej lojtarëve më të mirë të kampionatit shqiptar. Shifra prej 120 mijë dollarësh është lënë në tryezën e Kukësit dhe ditët në vijim pritet të arrihet dhe marrëveshja dhe largimi i lojtarit pritet të ndodhë në muajin prill.
Në klubin bjellorus, Bakaj do përfitojë dyfishin e asaj që fiton te klubi verilindor. Paga e fantazistit mund të kapë shifrën 10-12 mijë dollarë në muaj, ndërkohë që te Kukësi ai paguhet 2500 mijë euro për gol.
Kujtojmë që deri tani 30-vjeçari ka arritur të shënojë 12 gola në 19 ndeshje me fanelën e Kukësit, statistika shumë të mira këto duke parë ecurinë e kampionëve në kampionat.