Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E BUJSHME/ U eliminuan nga KUPA, klubi i SERIA A kërkon CHRISTIAN PANUCCIN

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ U eliminuan nga KUPA, klubi i SERIA A kërkon CHRISTIAN PANUCCIN

Humbja 7-1 në çerekfinalen e Kupës së Italisë mund t'i kushtojë stolin trajnerit të Romës, Eusebio Di Francesco.

49 vjeçari nuk ka fituar admirimin e tifozëve të cilët janë hedhur në revoltë kundër tij, duke kërkuar edhe largimin.

Por, në rast se Di Francesco merr valixhet, emri që lakohet më shumë në ambjentin verdhekuq është ai i trajnerit aktual të Shqipërisë, Christian Panucci. Edhe pse me një karrierë jo të shumtë në nivel klubesh, tekniku i kuqezinjve shihet si alternativa më e mirë për të kthyer identitetin e skuadrës, ku kaloi 8 vite si lojtar.

Kjo nuk është hera e parë që Panucci lakohet për të marrë stolin e Romës. Ish-futbollisti i Romës nga viti 2001 deri në 2009 ishte shumë pranë stolit të verdhekuqve në fund të muajit nëntor, ku Roma mori vetëm 2 pikë në 5 ndeshje.

Në nivel klubesh, Panucci ka drejtuar në Serie B italiane, ku ka drejtuar Livornon dhe Ternana, ndërkohë që mësimet  e para si trajner i ka marrë nga Fabio Capello ku ishte asistent i tij te kombëtarja ruse.

Gjithsesi, Panucci nuk është alternativa e vetme e Monchit, me "La Gazzetta dello Sport', që pohon se në krye të dëshirave të tij është ish-trajneri i Fiorentinës, Paulo Sousa.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga