Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E bujshme/ Transferimet e “frikshme”, zbuloni menaxherin që bën milionerë futbollistët shqiptar

Shkruar nga NEWSPORT
E bujshme/ Transferimet e “frikshme”, zbuloni menaxherin që

Shkumbin Qormemeti ka bërë një tjetër goditje të madhe me transferimin e Azdren Llullakut tek skuadra e Astanës në Kazakistan. 400 mijë euro në sezon pa llogaritur bonuset për sulmuesin që do të lërë Gaz Metanin dhe Rumaninë. Ky është transferimi i fundit në listën e lëvizjeve të suksesshme. Shkumbin Qormemeti është padyshim njëriu i momentit.

Operacionet e realizuara prej tij janë disa. Në verë transferoi Balën dhe Roshin për ti dhënë skuadrës së Rijekës 1.05 milionë euro dhe qindra mijë euro rroga për të dy lojtarët në kontratat e firmosura. Më parë transferoi Olainkën nga Skënderbeu tek Getn në Belgjikë për ti dhënë korçarëve 1.1 milionë euro dhe qindra mijë euro për nigerianin. Transferoi Berishën nga Korça drejt Anzhit dhe i dha kampionëve të Shqipërisë 600 mijë euro. Qindra të tilla edhe për mesfushorin nga Kosova.

Në rradhën e transferimeve është talenti tjetër i Skënderbeut Liridon Latifi. Qormemeti e ka piketuar dhe në verë do të realizoj një tjetër lëvizje me shumë zero.

 

Transferimet e Qormemetit

Peter Olainka – Nga Skënderbeu tek Gent (1.1 milionë euro)

Bernard Berisha – Nga Skënderbeu tek Anzhi (600 mijë euro)

Bekim Balaj – Nga Rijeka tek Terek Grozni ( 550 mijë euro)

Odise Roshi – Nga Rijeka tek Terek Grozni (500 mijë euro)

Azdren Llullaku  - Nga Gaz Metan tek Astana (400 mijë euro)

 

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga