Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E BUJSHME/ Skënderbeu s'i ndahet "huqit të vjetër", lojtari i Seria A firmos me korçarët

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME/ Skënderbeu s'i ndahet "huqit të

Skënderbeu godet në merkato. E pabesueshme, por e vërtetë. Klubi korçar s'e harron huqin e vjetër duke ndjekur të njëjtat politika si në vitet e lavdishme. Dramane Konate është lojtari më i ri i bardhekuqve.

Ai ka firmosur në Seria A me Veronën, teksa italianët e kanë huazuar menjëhërë për 1 sezon te Skënderbeu. Lajmi bëhet me dije nga "Tuttomercatoëeb" që raporton se palët kanë arritur marrëveshjen dhe në ditët në vijim ai do të mbërrijë në Shqipëri për t'u stërvitur me trajnerin Migen Memelli.

Dje, 28-vjeçari ka firmosur me Veronën. Luan në prapavijë dhe pritet të japë një kontribut të madh te Skënderbeu për rikthimin në Superligë. Ka eksperiencë në skuadra si Empoli, Pro Vercelli, Ancona, Gubio, Casertana, Paganese dhe Verona.

Kujtojmë që në sezonin 2017-2018, Skënderbeu veproi në të njëjtën mënyrë duke huazuar Ali Sowe nga Chievo. Tashmë Konate është afrimi i radhës në radhët e korçarëve.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga