Premier League është liga numër një e futbollit në botë. Çdo lojtarë dhe trajner dëshiron që të arrijë të jetë pjesë e kësaj lige. Legjenda francesë Parick Vieira ka shpërthyer në një deklaratë të tij, që tregon për rracizmin e heshtur të klubeve.
Viera në karrierën e tij ka qenë pjesë e shumë ekipeve elitare si Milan, Juventus, Arsenal, Inter dhe Manchester City. Atkualisht 46 vjeçari francez është në kry të pankinës së Crystal Palace.
Legjenda franceze deklaroi: “Trajnerët me ngjyrë nuk janë të preferuar në Premier League, dyert për ne janë gjithmonë të mbyllura. Sipas raportit të ri të statistikave 43% e Premier League dhe 34% e ligave të tjera janë lojtarë me ngjyrë, por vetëm 4.4% janë trajner. Ne duhet t’u japim hapsira njerëzve më ngjyrë dhe ato janë po aq të aftë sa të gjithë të tjerët”.