
Rey Manaj këtë sezon po aktivizohet në Segunda Division të Spanjës me ekipin e Granadas. Lushnjari i cili është huazuar nga Inter te ekipi spanjoll ende nuk ka një vend në formacionin titullar. Dje, u fol se Manaj mund të transerohej sërish në Itali, këtë herë bëhej fjalë për ekipin e Parmës, por jo.
Një tjetër pistë është ajo e kalimit të lushnjarit në Superligën shqiptare. Bëhet fjalë për ekipin e Partizanit. Ecuria aspak e mirë e të kuqve në kampionat ka bërë që drejtuesit e klubit të hidhen në sulm për lojtarë të rinj me eksperiencë në merkaton e janarit.
Problemet e shumta që kanë pasur me Edgar Çanin si pasojë dëmtimit, ka vënë në lëvizje Partizanin për të gjetur një lojtar cilësor. Mësohet se mes klubit të Partizanit dhe menaxherit të lojtarit ka pasur kontakte dhe pritet që ditët në vijim të mësohet, nëse "Demat e Kuq" në merkaton e janarit do bëjnë apo jo një tjetër goditje të bujshme, sikurse ndodhi në verë e Edgar Çanin, i cili deri më tani është cilësuar si dështim.