Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E bujshme/ Presidenti Takaj e mohon, "Transfermark" e zyrtarizon, çfarë po ndodh me lojtarin turk

Shkruar nga NEWSPORT
E bujshme/ Presidenti Takaj e mohon, "Transfermark" e zyrtarizon,

Ditën e dielë ishte i bujshëm lajmi për një sulmues turk që afrohehej te Skënderbeu. Një lajm i cilin fillimisht u publikua nga Newsport.al, u mor nga të gjitha mediat duke u bërë lajmi kryesor i ditës.

Bëhet fjalë për turkun Butuhan Karadeniz, i cili thuhet se ka arritur një marrëveshje me Skënderbeun dhe do të përfitojë 100 mijë euro në klubin korçar.

Ndërkohë prej datës 20 korrik, "Transfermark" e cilëson turkun si lojtar të Skënderbeut edhe pse presidenti i klubit e ka mohuar një gjë të tillë, duke u shprehur se, nuk e njihte aspak lojtarin në fjalë, por nuk mendon kështu "Transfermark", i cili e ka sjellë turkun në Korçë. Sipas asaj që thuhet në këtë "site", tashmë pritet vetëm zyrtarizimi i tij te Skënderbeu dhe prezantimi për mediat.

Karadeniz është një emër i njohur edhe në Shqipëri pasi sulmuesi 26-vjeçar ka qenë pjesë edhe e kombëtares së Turqisë ku ka luajtur dy ndeshje si titullar. Ai është produkt i Beshiktashit dhe mbylli gjithçka vetë, duke paguar klauzolën e largimit prej 200 mijë lirash turke ose diku te 50 mijë euro.

[gallery columns="1" size="full" ids="138669"]

Poll

Lexo gjithashtu