
Lajm i madh për Francën dhe veçanërisht për tifozët e Karim Benzema. Sulmuesi i njohur do të kthehet në Botëror, nëse Franca kualifikohet sonte ndaj Marokut. Ky është lajmi që raporton “Mirror” ku raporton se francezi ka kërkuar leje nga klubi spanjoll për të qenë pjesë e finales së madhe.
Në këtë mënyrë edhe trajneri Deschamps do të ketë në dispozicion një nga lojtarët më të mirë të vitit të fundit. Ai është fitues i Topit të Artë falë paraqitjeve të jashtëzakonshme që ka bërë me Real Madrid. Fillimisht ishte grumbulluar me Francën, por një dëmtim në stërvitje bëri që të largohej nga “Gjelat”.
Poll