Kur do dhe pak javë të nisë zyrtarisht merkatoja, Partizani është hedhur në sulm për afrimin e lojtarëve të rinj në ekip, ashtu sikuse ishte planifikuar dhe thënë kohë më parë nga drejtuesit e klubit të kuq.
Sot, media maqedonase, "Ekipa.mk", ka zbuluar se Partizani ka arritur marrëveshjen me sulmuesin e Shkëndijes së Tetovës dhe Kombëtares së Maqedonisë, Besart Abdurahim. Në artikullin e publikuar nga media maqedonase specifikohe se, të kuqtë kanë blerë kartonin e sulmuesit, i cili sapo ka mbyllur pjesën e parë të sezonit në Maqedoni.
Edhe pse flitet se gjithçka tashmë është mbyllur, gjithçka pritet të mësohet ditët në vijim, kur vetë klubit i Partizanit të zyrtarizojë afrimin e sulmuesit, deri atëherë duhet të presim.
[gallery columns="1" size="full" ids="178883"]