Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E bujshme nga Spanja, Real MADRID kërkon futbollistin e KOMBËTARES kuqezi

Shkruar nga NEWSPORT
E bujshme nga Spanja, Real MADRID kërkon futbollistin e KOMBËTARES

Real Madrid është vënë pas Elseid Hysaj. Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare del lojtar i lirë këtë verë, pasi kontrata pesë vjeçare me Napolin përfundon dhe palët nuk kanë ndërmend të rinovojnë. Sipas "Todofichajes", Galaktikët e Zidane kanë në plan të gjejnë një mbrojtës të përshtatshëm për krahun e djathtë, ose më saktë një alternativë të Carvajal.

Duket se palët kanë nisur kontaktet, ndërsa pas Atletico Madrid, Milan e PSG, janë edhe gjigantët e Europës që janë pas shkodranit. Hysaj muajt e fundit ka qenë titullar I padiskutuar te Napoli, duke bindur me lojë trajnerin Gatusso. Tanimë do jetë vera ajo që do vendosë për 29 vjeçarin, teksa një kalim te Real Madrid do ishte një hap I madh edhe për lojtarët tanë në Europë. "Agjenti i tij po flet me ekipe italiane dhe të huaja dhe midis tyre qëndron Real Madrid", shkruhet në median në fjalë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga