Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

ARKIVA

E BUJSHME nga Kosova, talenti i vitit i bashkohet kombëtares shqiptare

Shkruar nga NEWSPORT
E BUJSHME nga Kosova, talenti i vitit i bashkohet kombëtares shqiptare

Një lajm i bujshëm vjen nga Kosova. Drilon Hazrollaj raportohet se do t’i bashkohet kombëtares shqiptare U-21 në ndeshjet e muajit mars. Talenti shqiptar duket se do të jetë risia e Alban Bushit për ndeshjet e ardhshme.

19-vjeçari po shkëlqen me Malishevën në kampionat, teksa në 17 ndeshje ia ka dalë të shënojë 8 gola dhe ka dhënë edhe 5 asiste. Është gazetari i njohur, Arlind Sadiku që thekson se Hazrollaj mund t’u bashkohet Shpresave të Bushit në muajin mars, pasi nga përfaqësuesja U-21 e Kosovës nuk ka ndonjë hap para drejt tij.

Kujtojmë se nëse një operacion i tillë realizohet atëherë 19-vjeçari nuk do të ishte rasti i parë që ndjek aksin Kosovë - Shqipëri. Ndërkohë falë paraqitjeve në këtë seon për shërbimet e tij po "luftojnë" Ballkani i Ilir Dajës dhe Tirana.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga