
Sabjen Lilaj ka arritur një marrëveshje paraprake me klubin italian, Palermon e cila po lufton fort për të tu ngjitur në Serie A. Lajmi është zbuluar vetëm pak orë më parë dhe mësohet se "shkes" për arritjen e kësaj marrëveshjeje është bërë ish-futbollisit i Kombëtares, Edvin Murati.
Nisur nga fakti që ai ka marrëdhenie të mira me klubi italian dhe nga ana tjetër njeh cilësitë e 29-vjeçarit, ma mundur të hedhë një hap për kalimin e Lilajt nga Korça në Itali.
Mesfushorit i përfundon kontrata me Skënderbeun në fund të sezonit dhe me shumë mundësi mund të largohet me parametra zero, diçka e cila vështirë se mund të ndodhë. Nuk pritet dhe as mendohet që korçarët të lënë të ikë një "diamant" pa përfituar asgjë, por, nisur nga fakti që lojtarit i përfundon kontrata në fund të sezonit, do të jetë vetë Lilaj që do vendosë nëse do rinovojë me Skënderbeun apo do largohet pa i lënë asnjë përfitim klubit të tij, gjithçka pritet të mësohet ditët në vijim.