
Flamurtari po kërkon të bëjë një lëvizje të bujshme në merkaton e janarit. Edhe pse zyrtarisht merkatoja nuk ka filluar, mësohet se administratori i klubi vlonjat, Sinan Idrizi i ka bërë një ofertë konkrete mesfushorit të Kombëtares për ta rikthyer në vendlindje.
Edhe pse çmimi se sa i është ofruar Memushajt për të lënë Italinë për Shqipërinë nuk është zbuluar, mendohet se shifra mund të jetë e majme duke pasur parasysh se aktualisht mesfushori po kalon një formë të mirë dhe nëse kthehet në Superligë duhet t'ia vlejë barra qiranë.
Nuk dihet ende nëse Memushaj do pranojë, por nëse kjo gjë ndodh mund të ishte goditja e bujshme e kësaj merkatoje, pasi eksperienca e futbollistit kuqezi është mjaft e mirë dhe do ishte luks për Superligën të kishte një lojtar të tillë.