
Skënder Gega do jetë trajneri i ri i Kukësit tregon SuperSport. Verilindorët njoftuan ditën e sotme përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Diego Longo dhe nuk kanë vonuar në gjetjen e teknikut të ri. Do jetë pikërisht tropojani që ka drejtuar më parë blutë e Kukësit dhe në vitin 2020.
58- vjeçari provoi së fundmi aventurën te Skënderbeu, por pa arritur t’i shpëtojë nga rënia. Ndërsa kujtohet për titullin kampion me Partizanin në vitin 2019. Në vitin 2020 nuk arriti të lejë gjurmë te Kukësi duke e lënë në mes rrugën e nisur, ndërsa tani pret të jetë diçka ndryshe.
Poll