Jose Mourinho është trajneri i ri i skuadrës së Tottenham. Pas shkarkimit të Pochetinos, klubi anglez ka përzgjedhur portugezin për të marrë drejtimin e ekipit deri në fundin e sezonit 2022-2023.
Një lajm ky që vjen në orët e para të mëngjesit në një moment kur Mourinho ishte përfolur për disa skuadra europiane. Përmes një njoftimi për mediet bëhej me dije: “Me kënaqësi ju njoftojmë emërimin e Jose Mourinhos në krye të pankinës me një kontratë deri në fund të sezonit 2022-2023. Jose është një nga trajnerët më të mirë në botë që ka fituar 25 trofe madhorë. Është i njohur për mënyrën se si e rreshton ekipin në fushë nga ana taktike“, thuhej në njoftimin e klubit anglez.
Ndërkohë më tej kishte folur edhe portugezi, i cili ishte shprehur: “Jam i entuziazmuar që bashkohem me një klub me një trashëgimi kaq të madhe dhe tifozë kaq pasionantë. Cilësia si në skuadër ashtu edhe në akademi më emocionon. Puna me këta lojtarë është ajo që më ka tërhequr“.