Një futbollist që ka luajtur për Serbinë dhe madje ishte edhe kapiten i saj, në të ardhmen mund të bëhet pjesë e Përfaqësueses së Kosovës.
Fjala është për Arton Zekajn, futbollistin e Partizanit të Beogradit. 16-vjeçar ka shprehur interesim që t'i bashkohet Kosovës, përkatësisht njërës prej grupmoshave të saj. Kontaktet kanë nisur tashmë me lojtarin.
Nëse kjo lëvizje realizohet, Zekaj do të jetë lojtari i parë që ka luajtur te Serbia dhe që tashmë do të luaje për Kosovën.
Ai tashmë ka vizituar Federatën e Futbollit të Kosovës dhe është takuar me drejtuesit e saj. Në vizitën që e bëri në Prishtinë dhjetë ditë më parë, futbollisti i talentuar ishte i shoqëruar nga babai, menaxheri dhe përgjegjësi i klubit Partizan për zhvillimin e lojtarit.